
FILE PHOTO: French President Emmanuel Macron addresses a plenary session of the European Parliament to present the programme of activities of the French Presidency as France currently holds the European Union rotating presidency, in Strasbourg, France, January 19, 2022. Bertrand Guay/Pool via REUTERS/File Photo
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka refuzuar kërkesën e Kremlinit për ta bërë testin për Covid, kur arriti në Moskë për t’u takuar me homologun rus, Vladimir Putin, në Moskë, në mënyrë që të mos i merren ADN-ja, i thanë agjencisë “Reuters” dy burime nga rrethi i afërt i Macronit.
Si rezultat i këtij refuzimi, presidenti francez u mbajt në distancë nga homologu rus gjatë bisedës së gjatë për krizën rreth Ukrainës, shkruan Reuters.
Vëzhguesit ishin të habitur nga pamja e Macronit dhe Putinit të ulur në dy qoshet e tavolinës së gjatë katër metra të hënën. Disa diplomatë sugjeruan se Putini mund të ketë dashur të dërgojë mesazh diplomatik me tavolinën gjigante.
Por dy burimet, që kanë njohur për protokollin shëndetësor të Presidentit Macron, i thanë agjencisë “Reuters” se atij i është ofruar mundësia për të zgjedhur: ose ta bëjë testin PCR nga autoritetet ruse dhe të lejohet të qëndrojë afër Putinit, ose ta refuzojë testimin dhe të detyrohet të zbatojë distancë më të rreptë sociale.
“Ne e dinim shumë mirë se kjo nënkuptonte mungesë të shtrëngimit të duarve dhe tavolinë të gjatë, por ne nuk mund të pranonim që ata t’i vendosnin duart në ADN-në e presidentit”, i tha njëri nga burimet agjencisë “Reuters”, duke iu referuar shqetësimeve të sigurisë, në rast se udhëheqësi francez do të testohej nga mjekët rusë.
Burimi i dytë konfirmoi se Macroni ka refuzuar që t’i bëhet testi rus PCR. Në vend të kësaj, burimi tha se Macroni bëri një test francez PCR para largimit nga Rusia dhe një test me antigjen, të bërë nga mjeku i tij, kur arriti në Rusi.
“Rusët na thanë se Putini duhet të mbahet në një flluskë të rreptë shëndetësore”, tha burimi i dytë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit