Të paktën 12 njerëz kanë vdekur në Indi si pasojë e goditjes së ciklonit Amphan, thanë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, të gjitha vdekjet e raportuara janë në shtetin lindor indian të Bengalit Perëndimor.
Kryeministrja e shtetit, Mamata Banerjee, tha se në mesin e viktimave është një vajzë në rajonin Howrah, e cila vdiq nga shembja e murit në shtëpinë e saj. Megjithatë ajo nuk bëri të ditur për detaje të mëtutjeshme të viktimave.
Dipankar Datta, drejtor i organizatës Oxfam në Bangladesh, ka thënë për CNN se mijëra shtëpi në Bangladesh janë shkatërruar për shkak të ciklonitt.
Ai shtoi se nuk pret që stuhia të godasë zonën e kampit të refugjatëve Rohingya në Cox’s Bazaar.
Ndryshe, Bangladeshi ka evakuuar 2.4 milion banorë në strehimore, ndërkaq 650,000 njerëz të tjerë janë evakuuar nga shtetet indiane të Odysseus dhe Bengal Perëndimor. /Telegrafi/
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...
Kurti: Alarmuese që Serbia po provokon me helikopterë pranë ...
Lautaro: Argjentina është më e fortë se Spanja
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...