Mbi 1,7 milionë banorë në SHBA u urdhëruan të braktisin shtëpitë në 2 Karolinat dhe në Virxhinia për shkak të kërcënimit që vinte nga uragani “Florence”, e cilësuar si stuhia më e fuqishme që ka goditur vendet e Amerikës në dekadat e fundit.
Por ka patur edhe nga ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë pas duke mos e marrë seriozisht kërcënimin, apo edhe nga frika e vjedhjeve.
Fatkeqësisht mes tyre ka qenë edhe një familje, mbi banesën e të cilëve ka rënë një pemë që është rrëzuar për shkak erës së fortë. Brenda saj ndodhej një nënë bashkë me foshnjën e saj 8-muajshe, e ish-bashkëshorti i saj.
Fatkeqësisht, edhe pas ndihmës së zjarrfikësve, gruaja dhe i vogli i saj nuk shpëtuan dot, duke e çuar në total 4 numrin e personave që “Florence” u ka marrë jetën në ditën e parë të “sulmit” mbi tokë.
Ndërkohë që më herët u raportua se të paktën 150 persona janë bllokuar në qytetin New Bern të Karolinës së Veriut, për shkak të rritjes së nivelit të ujërave në një kohë kur epiqendra e uraganit “Florence” ka prekur tashmë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara. Ekipe shpëtimi ka ende në zonat e parashikuara të trajektores së tij.

Gold AG publikon foto të veçantë me të bijën: E mira e babit...
Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryemin...
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 pre...
Çitaku: Reagimi qytetar e ndali skenarin e LVV-së për përmby...
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati