Shërbimet emergjente i janë përgjigjur raportimeve për të shtëna me armë në kampusin e një shkolle të mesme në Kaliforni.
Paramedikët nga shërbimet lokale thuhet se po trajtojnë një individ me plagë arme në Highland High School në Palmdale, transmeton portali arbresh.info.
Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit dhe Departamenti i Zjarrfikësve janë thirrur në vendin e ngjarjes, për të shtëna me armë.
Shkolla në fjalë si dhe tri të tjera në afërsi janë mbyllur për shkaqe sigurie.
Departamenti i Sherifit tha se nuk kishte konfirmim të menjëhershëm se të shtëna ishin gjuajtur në kampus, por efektivët ishin në vendin e ngjarjes.
Palmdale, një qytet prej rreth 150,000 banorësh, është rreth një orë në veri të qendrës së Los Anxhelosit./Arbresh.info/
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...
Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzu...
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...
Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...