Një raketë e lëshuar nga kompania e eksplorimit të hapësirës së Elon Musk është rrugës për t’u përplasur në Hënë dhe për të shpërthyer.
Përforcuesi Falcon 9 u lansua në vitin 2015, por pas përfundimit të misionit të tij, nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t’u rikthyer drejt Tokës dhe kështu mbeti në hapësirë, shkruan bbc
Astronomi Jonathan McDowell tha për BBC News se do të jetë përplasja e parë dhe e pakontrolluar – që dihet – e raketave me Hënën.
Por efektet do të jenë të vogla, thotë ai.
Raketa u braktisë në orbitë të lartë shtatë vjet më parë pasi përfundoi një mision për të dërguar një satelit të motit hapësinor në një udhëtim milion milje.
Pajisja ishte pjesë e programit të Musk për eksplorimin e hapësirës, SpaceX, një kompani tregtare që synon përfundimisht t’u ofrojë njerëzve mundësinë për të jetuar në planetë të tjera. /arbresh.info/
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...