Racizmi kundër myslimanëve në Suedi është shndërruar në një gjë normale, paralajmëroi një akademik i këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke i shpalosur rezultatet e një studimi në televizionin shtetëror SVT, Mattias Gardell, anëtar i stafit akademik në Departamentin e Historisë së Feve në Universitetin e Uppsala-s, tha se sulmet raciste ndaj myslimanëve në Suedi janë rritur në masë të madhe.
“Ka një sulm të ri ndaj myslimanëve. Këtë e quajmë islamofobi dhe, në mënyrë të habitshme, kjo gjë është normalizuar”, alarmoi Gardell, sipas të cilit, sulmet ndaj faltoreve të myslimanëve kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit.
“Sipas hulumtimit tonë, ndaj 59 për qind të xhamive dhe faltoreve në Suedi, është kryer njëfarë forme e sulmit”, shtoi Gardell.
Ai tha se mediumet kanë luajtur rolin më të madh që islamofobia të konsiderohet si fenomen normal dhe shtoi se në pjesën më të madhe të lajmeve në mediumet e vendit, myslimanët demonizohen.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...