Një qytetar amerikan ka vdekur nga coronavirusi në Kinë, ka konfirmuar qeveria amerikane.
Shtetasi amerikan ndërroi jetë të enjten nga virusi në Wuhan – epiqendra e shpërthimit të virusit vdekjeprurës.
Zyrtarët nuk e kanë treguar emrin ose gjininë e viktimës 60-vjeçar, i cili është shtetas i parë amerikan që vdiq nga kjo epidemi, transmeton Telegrafi.
Ambasada e SHBA-së në Pekin lëshoi një deklaratë të shtunën në mëngjes, ku shkruhej: “Ne i ofrojmë ngushëllime tona të sinqerta familjes për humbjen e tyre. “Duke mos respektuar privatësinë e familjes, ne nuk kemi asnjë koment tjetër”.
Ndërsa në mëngjes të shtunën në kohën e SHBA-së, coronavirusi – i cili ka shkaktuar alarmin global – ka infektuar më shumë se 34.500 njerëz dhe ka vrarë më shumë se 700 të tjerë.
Numri i viktimave ka tejkaluar numrin e vdekjeve nga shpërthimi i SARS në vitin 2003, sipas Al-Jazeera.

Të paktën 25 vende tani kanë konfirmuar raste të kcronavirusit, përfshirë SHBA-në, ku 12 persona janë prekur nga infeksioni.
Të premten, dy fluturimet e fundit që Departamenti i Shtetit i SHBA-së dha për evakuimin e amerikanëve nga epiqendra e shpërthimit të coronavirusit në Wuhan zbarkuan në Teksas dhe Kaliforni pasi një pasagjer që tregoi simptoma të infeksionit, detyroi aeroplanët të mbaheshin përkohësisht në karantinë.
Burimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) i thanë Fox News se kishte që kishin filluar të shfaqnin shenja të virusit, siç janë kolla, probleme me frymëmarrje ose ethet.

Vdes veterani i UÇK-së, Skender Ademi
Osmani uron fillimin e muajit të Ramazanit: Agjërim të lehtë...
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...