Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Theophylakto, deklaroi se shteti i tij, nuk do të ndryshojë qëndrimin e vet dhe nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai akuzoi Prishtinën zyrtare se që nuk i respekton obligimet e saj.
“Pozicioni i Qipros, si dhe i disa vendeve të tjera të Bashkimit Evropian është i njohur”, tha Theophylakto.
“Edhe ne jemi viktima të agresionit dhe pushtimit, kemi një situatë të ngjashme në Qipro”, tha ai për Euronews.
Sipas tij, për sa kohë që Rezoluta 1244 e OKB-së është e vlefshme, Qipro e konsideron shpalljen e pavarësisë së Kosovës si të paligjshme.
Ai ndër të tjera deklaroi se duhet të fillojë përmbushja e Marrëveshjes së Brukselit, që sipas tij, është e vetmja kornizë për avancimin e dialogut mes dy vendeve.
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...
Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i inves...
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës