Gjeorgjianët po votojnë sot në atë që shumë banorë të vendit e shohin si mundësi për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Procesi po monitorohet nga qindra vëzhgues të huaj.
Përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ishin në qendrat e votimit në Tbilisi dhe në të gjithë vendin për të vëzhguar procesin e votimit.
Gara zgjedhore është dominuar nga politika e jashtme dhe është shënuar nga një betejë e ashpër për vota, si dhe akuza për fushata shpifjesh.
Disa gjeorgjianë shprehën shqetësimin se u është bërë presion për të votuar për partinë në pushtet Ëndrrën Gjeorgjiane. Ndërkohë opozita e akuzoi atë për kryerjen e një “lufte hibride” kundër qytetarëve të saj.
Përpara zgjedhjeve parlamentare, Bidzina Ivanishvili – një miliarder që qëndron në hije, i cili krijoi partinë Ëndrra Gjeorgjiane dhe që i ka bërë pasurinë e tij në Rusi – u zotua sërish se do t’i nxjerrë jashtë ligjit partitë opozitare, nëse partia e tij fiton zgjedhjet.
Sondazhet tregojnë se rreth 80% e gjeorgjianëve janë pro anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kushtetuta e vendit i detyron udhëheqësit e saj të angazhohen në drejtim të anëtarësimit në bllokun evropian si dhe në NATO.
Por Brukseli e ka bllokuar procesin e anëtarësimit të Gjeorgjisë për një kohë të pacaktuar, pas miratimit në qershor nga partia në pushtet të një ligji që godet lirinë e fjalës.
Shumë gjeorgjianë druhen se Ëndra Gjorgjiane po e çon vendin drejt autoritarizmit dhe po zhduk shpresat e vendit për t’u bërë pjesë e BE-së./voa/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja