Rreth 300 fëmijë do të evakuohen nga Gaza dhe do t’u ofrohet kujdes mjekësor në Britani. Një prind ose kujdestar do të shoqërojë çdo fëmijë, si dhe vëllezërit e motrat nëse është e nevojshme, dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar do të kryejë kontrolle biometrike dhe sigurie para se të udhëtojnë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas UNICEF-it, më shumë se 50,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Gaza që nga tetori i vitit 2023.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha javën e kaluar se Mbretëria e Bashkuar po “përshpejton urgjentisht” përpjekjet për të evakuuar fëmijët nga Gaza për trajtim./abcnews.al/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan