Qeveria rajonale kurde e Irakut, ka ofruar “pezullimin” e rezultateve të referendumit për pavarësi nga Iraku, për të parandaluar dhunën dhe për të mbështetur dialogun me Bagdadin.
“Luftimet e vazhdueshme, nuk qojnë në fitoren e asnjërës palë, por do ta drejtojnë vendin në rrëmujë dhe kaos, që ndikon në të gjitha aspektet e jetës së qytetarëve”, ka thënë qeveria kurde përmes një deklarate.
Qeveria ka ofruar “armëpushim të menjëhershëm” në rajonin kurd, pezullim të rezultateve të referendumit dhe “dialog të hapur” me qeverinë federale në Bagdad.
Kurdët kanë mbështetur pavarësinë nga Iraku, në referendumin e mbajtur më 25 shtator, votë kjo që është cilësuar si joligjore nga Bagdadi.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë