Qeveria kanadeze do të dhurojë 17.25 milionë dollarë kanadeze në ndihmë të popullit sirian.
Fundi i regjimit të Bashar Al Asaad në Siri mbylli konfliktin 13 vjecar të luftës e cila ka lënë pas dëme të jashëtzakonshme.
Në vizitën e tij të fundit në rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë, ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë Ahmed Hussen ripohoi angazhimin e Kanadasë ndaj popullit të Sirisë dhe njoftoi 17.25 milionë dollarë (11.97 milionë dollarë amerikanë) në financim për ndihmën humanitare për të adresuar nevojat e tyre urgjente,” tha ai, duke shtuar se financimi “do të jepet përmes partnerëve me përvojë humanitare”.
“Kanadaja vazhdon të jetë thellësisht e shqetësuar nga situata e tmerrshme humanitare në Siri”, thuhet në deklaratën e tij.
Ndihma do të konsistojë në sigurimin e ujit dhe ushqimit, parandalimin e dhunës me bazë gjinore; shërbimet sanitare dhe higjienike si dhe shërbimet shëndetësore. / abcnews.al
Ndalohen për 48 orë 7 kryesues të vendvotimeve në Klinë
Po vazhdon mbledhja e Kryesisë, në ora 19:00 pritet seanca p...
Platforma “Liria ka Emër” e përshëndetë Deklarat...
Një vit burgim për mos pagesë të alimentacionit
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...