Washingtoni vendosi t’i akordojë një “armëpushim” të tretë tremujor gjigantit kinez të telekomit “Huawei” dhe disa prej klientëve të tij amerikanë, për t’i lejuar kompanitë amerikane që të vazhdojnë të shesin produkte teknologjike jo të ndjeshme nëpërmjet grupit kinez.
“Zgjatja e licencës së përkohshme do të vazhdojë t’u shërbejë klientëve në disa nga zonat më të largëta të SHBA-së, që përndryshe do të liheshin në errësirë”, deklaroi sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross.
Departamenti i Tregtisë vuri në dukje se “Huawei” u shtua në listën e subjekteve të ndaluara për të bërë biznes me kompanitë amerikane si rezultat i një hetimi, që arriti në përfundimin se kompania kryente aktivitete në kundërshtim me sigurinë kombëtare të SHBA apo politikën e jashtme të saj.
“Huawei” ende nuk ka reaguar ndaj këtij vendimi./atsh/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...