Gjermania ka pranuar se janë bërë gabime pas sulmit të vitit të kaluar në një treg të Krishtlindjeve në Berlin që la 12 të vdekur.
“Çdo gjë që është e mundur në mënyrë njerëzore” është duke u bërë për të ndihmuar ata që janë prekur dhe për të përmirësuar sigurinë, tha kancelarja Angela Merkel në përvjetorin e parë të sulmit, transmeton portali arbresh.info

Merkel është nën kritika për përgjigjen e qeverisë së saj.
Familjet kanë thënë se nuk u është dhënë informacion në kohën e duhur dhe se janë dërguar faturat për shpenzimet e autopsive.
Pas një ceremonie private për punëtorët e vdekur dhe të emergjencës, zonja Merkel tha se ishte koha për të punuar për “të korrigjuar gjërat që shkuan keq”.
“Jo vetëm për të garantuar sigurinë, por për t’i dhënë atyre jetën e të cilëve u shkatërruan ose ndikuan, shansin për t’u rikthyer në jetën e tyre sa më shumë që të jetë e mundur”, shtoi ajo./Arbresh.info/
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...