Qëllon me armë zjarri dashnoren e burrit dhe veten në mënyrë fatale

23:36 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

Një ish kandidate politike është qëlluar në mënyrë fatale nga bashkëshortja e dashnorit të saj në një shtëpi periferike në Pensilvania.

Agresorja më pas ka kthyer armën edhe nga vetja, transmeton portali arbresh.info.

Jennair Gerardot, 48 vjeçe hyri pa leje në shtëpinë e Meredith Chapman, 33, dhe i organizoi pritë gjersa ajo po kthehej në shtëpi.

Z. Gerardot ka postuar ndonjëherë fotografi të gruas së tij në llogarinë e Instagram-it

Hetuesit thonë se Gerardot mund të jetë maskuar. Ajo i dërgoi mesazhe të shoqit ku i tregoi planin e hakmarrjes.

Meredith ishte martuar me Luke Chapman, por ata nuk jetonin së bashku në kohën e vdekjes së saj

Të dyja gratë ishin pa shenja jeta kur policia arriti në vendin e ngjarjes.

Detektivët thanë se trupi i agresores u gjet afër kuzhinës, jo fort larg nga ai i znj. Chapman./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale