Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka nevojë për garanci ndërkombëtare nëse ai i jep fund programit bërthamor.
Garanci të tilla do duheshin të ofroheshin brenda një kornize shumëkombëshe pune, shtoi ai, pas bisedimeve në Vladivostok të Rusisë, transmeton portali arbresh.info.
Kim vlerësoi samitin si një “shkëmbim shumë kuptimplotë një-në-një”.
Putin tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte “mjaft i hapur” dhe kishte “biseduar lirshëm për të gjitha çështjet që ishin në axhendë”.
Takimi pasoi dështimin e bisedimeve midis SHBA dhe Koresë së Veriut në shkurt, kur Kim takoi Presidentin e SHBA Donald Trump në kryeqytetin vietnamez Hanoi.
Këto bisedime thuhet se ngecën mbi kërkesën e Koresë së Veriut për lehtësim të plotë të sanksioneve ekonomike në këmbim të disa angazhimeve për denuklearizim – një marrëveshje që Shtetet e Bashkuara nuk ishin të gatshme të bënin./Arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale