Qytetarët rusë do t’u drejtohen kutive të votimit më 1 korrik. Ata do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, ku mediet ruse njoftojnë se Presidenti Putin do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036. Më herët, votimet u shtynë për arsye të pandemisë së Koronavirusit.
Presidenti rus Vladimir Putin ka caktuar datën 1 korrik kur rusët do t’u drejtohen kutive të votimit për ndryshimet kushtetuese në vend.
Mediet ruse njoftojnë se me anë të këtyre ndryshimeve, Putinit i mundësohet që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036. Presidenti rus e ka marrë këtë vendim, në një takim me pjesëtarët e ekipit që kanë hartuar projektligjin.
Ky projektligj me ndryshimet kushtetuese, është miratuar nga ligjvënësit e Dumës ruse dhe Gjykata Kushtetuese e vendit në muajin mars. Rusët do të shkonin në referendum që më 22 prill për ta vleftësuar këtë ligj, por për shkak të pandemisë së Koronavirusit, votimet u shtynë.
Kritikët e Putinit kanë bërë me dije se këto ndryshime janë bërë me qëllim për rritjen e pushtetit të tij edhe për 12 vjet. Mandati aktual i presidentit përfundon në 2024.
Më herët, në janar, Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev dha dorëheqjen nga posti i tij ku tha se qeveria kërkon që t’i hap rrugën presidentit Vladimir Putin për të bërë ndryshimet e domosdoshme në Rusi. Në fjalimin e tij, pak muaj më parë, presidenti Putin foli për reforma.
Putini është në pushtet prej 20 vjetësh, nga 31 dhjetori i vitit 1999, kur ka zëvendësuar presidentin e atëhershëm Boris Jelcin.
Deri në vitin 2008 Putini ishte president, ndërsa në vitet 2008 – 2012 kryeministër. Më 2012 ai këmbeu pozicionet me Medvedevin, dhe ka marrë postin e presidentit ku do të jetë deri në vitin 2024./periskopi/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit