Presidenti francez, Emmanuel Macron është distancuar nga homologu i tij amerikan Joe Biden, i cili e quajti Presidentin rus, Vladimir Putin “kasap”.
Macron ka paralajmëruar se është kundër përshkallëzimit të fjalëve dhe veprimeve që mund të përshkallëzojnë situatën në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info
Macron ishte në kontakt personal me Putinin para luftës dhe ka punuar për të luajtur një rol ndërmjetësues midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Putin, në mungesë të komunikimeve midis dy vendeve ndërluftuese.
I pyetur në lidhje me komentet e fuqishme të Biden kundër Putinit, Macron tha: “Ne bëmë zgjedhjen të mos ndërhynim ushtarakisht në konflikt”.
“Ne duam të ndalojmë luftën që Rusia ka nisur në Ukrainë, pa e zgjeruar atë… Nëse duam ta bëjmë këtë, nuk duhet të përshkallëzojmë as fjalë e as veprime,” theksoi ai, duke shpjeguar se Europa bëri zgjedhjen për të mos ndërhyrë ushtarakisht në konflikt, pasi qëllimi i saj është ndalimi i luftës.
Macron theksoi se Europa nuk është e përfshirë në “luftën e ftohtë” mes Moskës dhe Uashingtonit.
“Ne europianët nuk duhet të dorëzohemi në përshkallëzime. Nuk duhet të harrojmë gjeografinë dhe historinë tonë. Ne nuk jemi në luftë me popullin rus”, këmbënguli ai.
Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një vizite në Poloni e ka quajtur Vladimir Putinin “kasap”./AA/arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim