Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vaksinat Sputnik janë të besueshme sikur arma Kallashnikov.
Ky koment i Putinit u bë gjatë një video konferencë të mërkurën me zëvendëskryeministren Tatyana Golikova, shkruan BBC.
Konferenca u mbajt pasi zyrtarët shëndetësorë të vendit krijuan një dozë të re të vaksinës Sputnik V të quajtur Sputnik Light.
Krahasimi i Putinit i referohej armës së epokës së Bashkimit Sovjetik që mbetet e njohur dhe e përdorur gjerësisht edhe sot.
Vaksina Sputnik V funksionon në një mënyrë të ngjashme me të tjerat të zhvilluara nga Oxfordi si AstraZeneca dhe Janssen, Johnson & Johnson.
Sputnik përdor një virus të tipit të ftohtë, i dizajnuar për të qenë i padëmshëm, si një bartës për të dhënë një fragment të vogël të koronavirusit në trup.
Kritikët e administratës Putin ishin skeptikë kur vaksinës iu dha miratimi i shpejtë rregullator në Moskë vitin e kaluar, por provat e fazës së vonë kanë zbuluar se ofron nivele të larta mbrojtjeje kundër COVID-19.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?