Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi këtë të mërkurë autoritetet të fillojnë vaksinimin masiv kundër COVID-19 të popullsisë vendase. Sipas mediave të huaja, ai urdhëroi zv. kryeministren Tatiana Golikova që mos të pritet më dhe vaksinimi të nisë javën e ardhshme.
“Le të biem dakord për këtë, nuk do të më raportoni javën tjetër, por do të filloni vaksinimin masiv, le të fillojmë punën tashmë,” i tha Putini Zëvendës Kryeministres Tatiana Golikova.
Ndërkohë Rusia ka rikthyer karantinën e pjesshme gjatë kësaj vale të dytë nga COVID-19 teksa ka raportuar edhe një rekord prej 589 viktima nga virusi në ditë.
Po ashtu në Rusi vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme për qytetarët që do të dëshirojnë ta bëjnë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë