Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar një urdhër për të kufizuar ose ndaluar importet dhe eksportet e disa produkteve dhe lëndëve të para nga Rusia në vitin 2022.
Lista e ndalesave ende nuk është përcaktuar nga qeveria ruse, transmeton portal arbresh.info
Media shtetërore raporton RIA, ka cituar dekretin për masat e veçanta ekonomike të jashtme që synojnë të garantojnë sigurinë e Rusisë.
Qeveria do të duhet të përcaktojë listën e shteteve që do të mbulohen nga këto vendime brenda dy ditësh, thotë RIA, por shton se këto kufizime nuk do të mbulojnë produktet apo lëndët e para që transportohen nga qytetarët për nevojat e tyre personale.
Ndalimi vjen pasi Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se administrate e tij do të ndalojë importet ruse të energjisë, përfshirë naftën, gazin natyror dhe qymyrin, në përgjigjje të pushtimit rus në Ukrainë./cnn/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...