Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një intervistë për NTV ka theksuar se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është njeri i mençur dhe shpejt do të kuptojë përgjegjësitë e tij të reja.
Putin ka theksuar se shpreson që Trump do të ndihmojë për të rivendosur marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë, transmeton arbresh.info.
“Trump është një sipërmarrës dhe një biznesmen. Ai tashmë është një krye të një shtetit më të rëndësishëm në botë,” tha Putin.
“Për shkak se ai ka arritur sukses në biznes, kjo do të thotë se ai është një njeri i mençur. Dhe nëse ai është njeri i mençur, atëherë ai do të kuptojë plotësisht nivelin të përgjegjësisë që ka,” shtoi ai.
Duke folur për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit, Putin tha se përpjekjet për të krijuar një botë unipolare kanë dështuar.
“Situata po ndryshon dhe kjo nuk është më sekret për askë, sepse të gjithë janë duke e parë, se shumë nga partnerët tanë tashmë preferojnë të rrinë në parimet të drejtës ndërkombëtare, pasi bilanci në botë është duke u rikthyer gradualisht,” shtoi Putin.
Putin shtoi se gjatë ndërtimit të marrëdhënieve me vendet tjera, Rusia do të respektojë interesat e tyre. /Arbresh.info
Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...