Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka njoftuar sot shpalljen e një jave të pushimit kombëtar për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Tani është shumë e rëndësishme që të parandalojmë kërcënimin e përhapjes së shpejtë të sëmundjes. Prandaj, javën e ardhme e shpalli javë jo-pune, me ruajtjen e pagave. Java do të zgjasë nga e shtuna, 28 mars, deri të dielën, 5 prill”, tha Putin gjatë fjalimit në televizionin kombëtar.
Ai tha se do të prolongohet votimi për amendamentet kushtetuese, i caktuar paraprakisht për më 22 prill.
“Ju e dini se sa seriozisht i qasem kësaj, por prioritet absolute për ne është shëndeti, jeta dhe siguria e njerëzve, kështu që unë mendoj se votimi duhet të shtyhet në një datë të mëvonshme. Ne do të vlerësojmë situatën në rajone dhe në vend dhe duke u bazuar vetëm në mendimet profesionale, rekomandimet e mjekëve dhe specialistëve, ne do të marrim një vendim në një ditë të re të votimit”, tha ai.
Autoritetet njoftuan 163 raste të reja me Covid-19 në Rusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 658.
Sipas të dhënave, që nga fillimi i pandemisë, 29 persona janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet.
Pas shfaqjes në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, është përhapur në të paktën 170 vende dhe rajone. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur virusin pandemi globale.
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 30-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, kryesojnë ita...
Gaza e pasluftës: A është Bordi i Paqes një premtim bosh?
Beogradi reagon pas deklaratës së Kurtit për “Sarajevo Safar...