Presidenti rus, Vladimir Putin, theksoi se Perëndimi me nisjen e konflikteve të vjetra po përpiqet të frenojë formimin e një bote multipolare, për të ruajtur hegjemoninë e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në Konferencën e Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare në vitin 2022, Putin tha se vendet perëndimore kërkojnë të mbajnë vendet dhe popujt në zinxhirët e një rendi neo-kolonial.
“Hegjemonia e tyre (perëndimore) do të thotë stagnim për të gjithë botën, për tërë civilizimin, do të thotë obskurantizëm, heqje e kulturës dhe totalitarizëm neo-liberal”, tha ai.
Ai shtoi se në përpjekje për të ruajtur dominimin e tyre, “SHBA-ja dhe aleatët e saj ndërhyjnë rëndë në punët e brendshme të vendeve, organizojnë grusht shtete, luftëra civile, provokime, përdorin shantazhe dhe presion për t’i nënshtruar vendeve vullnetin e tyre”.
“Në këto kushte, kemi vendosur të kryejmë një operacion special ushtarak në Ukrainë në përputhje të plotë me Kartën e OKB-së. Qëllimet e këtij operacioni janë të përcaktuara qartë, garantimi i sigurisë së Rusisë dhe qytetarëve tanë, mbrojtja e popullit të Donbasit nga gjenocidi”, tha Putin.
Ai shtoi se situata në Ukrainë tregon se SHBA-ja punon për shtyrje të konfliktit.
Putin pohon se krijimi i aleancave ushtarake në rajonin Azi-Paqësor është një pjesë tjetër e planit amerikan.
“Është evidente se me ndihmën e aksioneve të tilla dhe elitave globaliste perëndimore përpiqen të largojnë vëmendjen e qytetarëve të tyre nga problemet akute socio-ekonomike, rënia e standardit të jetesës, papunësia, varfëria dhe deindustrializimi, në mënyrë që të transferojnë dështimet e tyre në vendet e tjera, përkatësisht Rusia dhe Kina”, theksoi ai.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, më shumë se 700 zyrtarë ushtarakë nga më shumë se 37 vende do të marrin pjesë në forumin në Moskë.
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë