Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia përfundimisht do të dalë më e fortë dhe më e pavarur pas tejkalimit të vështirësive të shkaktuara nga ato që ai i quajti sanksione të paligjshme të Perëndimit.
Putin tha se nuk kishte asnjë alternativë ndaj asaj që Rusia e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë dhe se Rusia nuk ishte një vend që mund të pranonte komprometimin e sovranitetit të saj për një lloj përfitimi ekonomik afatshkurtër, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
“Këto sanksione do të ishin vendosur në çdo rast,” tha Putin në një takim të qeverisë ruse. “Ka disa pyetje, probleme dhe vështirësi, por në të kaluarën i kemi tejkaluar dhe do t’i kapërcejmë edhe tani”./arbresh.info/
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...