Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka përjashtuar rikandidimin për president përtej vitit 2024, kur mbaron mandati i tij.
Por ai i tha parlamentit të martën se Gjykata Kushtetuese së pari do të duhet të aprovojë një hap të tillë. Një deputet ka propozuar “rivendosjen në zero” për numrin e kushteve presidenciale.
Putin, 67 vjeç, mund të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, duke fituar dy mandate të tjera gjashtë vjeçare, shkruan BBC.
Ish oficeri Sovjetik i KGB-së ka qenë në pushtet për 20 vjet.
Dhoma e ulët e parlamentit, Duma, përfshiu “rivendosjen në zero” të propozuar kur miratoi një projekt ligj për ndryshimin e kushtetutës.
Shumica e deputetëve në parlament janë pro Putinit.
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane