Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia në rastin e Krimesë ka vepruar si duhet dhe se vendimi për të rivendosur gadishullin në Rusi u soll për shkak se ai nuk mundi ti linte qytetarët e Krimesë “nën udhëheqjen e nacionalistëve”.
“Ishte një situatë e tillë në Ukrainë që ishim të detyruar të fillojmë aktivitetin për kthimin e Krimesë në Rusi, sepse ne nuk mund ti lëmë njerëzit që jetojnë atje në mëshirën e fatit dhe nën udhëheqjen e nacionalistëve”, tha Putin në një intervistë për një dokumentar në kanalin televiziv rus “Rusia 1”, e cila është transmetuar natën e kaluar.
Sipas tij, kjo gjë i është thënë edhe katër kolegët e tij në natën e 22 dhe 23 shkurt të vitit të kaluar, pas takimit që zgjati pothuajse deri në orën shtatë të mëngjesit, raporton TAS S.
Sipas marrëveshjes, banorët e Krimesë do të bëheshin shtetas të Rusisë, në qoftë se zgjidhnin të mos mbajnë shtetësinë e Ukrainës.
Sipas të dhënave zyrtare, të transmetuara nga RIA, prej shtetësinë ruse kanë hequr dorë vetëm 3427 njerëz nga një total prej rreth dy milion njerëz.
Kiev ende e konsideron Krimenë territorin të sajin, kujton agjencia./arbresh.info/
Peja përfiton nga projekti qeveritar për Banim të Përballues...
Maqedonia e Veriut pritet të dhurojë 100 mijë euro për çifte...
Kryetari i Bujanocit e pret në takim Gjimshitin, i kërkon me...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Zubin Potok, dyshohet se...
Edon Zhegrova afër kalimit tek Napoli
Përplasen rëndë kamioni me trenin në Gjermani, lëndohen shum...