
This photo taken and handout on July 4, 2019 by the Vatican Media shows Pope Francis (L) greeting Russian President Vladimir Putin upon his arrival for a private audience at the Vatican. - Russian President Vladimir Putin arrived in Rome for a lightning visit including talks with the pope and Italy's populist government, which has called for an easing of sanctions despite Moscow's ongoing crisis with the West. (Photo by Handout / VATICAN MEDIA / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / VATICAN MEDIA" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS ---
Presidenti rus Vladimir Putin që prej mesditës së sotme ka nisur një vizitë zyrtare në Itali.
Takimi i parë zyrtar ka qenë me Papa Franceskun në Vatikan. 43 makina sigurie dhe 8 motocikleta ishin eskorta e automjetit të kreut të Kremlinit. Dhe pse mund të duket i gjatë ky varg automjetesh – duhet 1 minutë e 47 sekonda filmim për ta parë të plotë – është gjithësesi më i vogël në krahasim me eskortën e Donald Tramp. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur vizitoi Romën, shoqërohej nga 70 automjete. Më pas kreu i Kremlinit do të takohet me Presidentin e Republikës Serxho Matarela në presidencë, dhe pasdite me kryeministrin italian Xhuzepe Konte. Darka do i rezervohet dy zëvendës kryeministrave italianë Luixhi Di Majo dhe Mateo Salvini. Ndërkohë që është parashikuar dhe një takim privat me ish kryeministrin italian Silvio Berluskoni. Çështjet ekonomike do te jene ne qender te takimeve te nivelit te larte. Për shkak të sanksioneve reciproke te vendosura mes vendeve te BEse dhe SHBA me Rusine, Italia zbriti nga vendi i 3-4 në listën e partnerëve ekonomik ne rusine në 8. Rusia është vene ne sanksione evropiane dhe amerikane që nga viti 2014 për shkak të krizës ukrainase./ABC News Albania 24/7
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...