Vladimir Putin ka folur në Moskë pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Presidenti rus, Putin thotë se negociatat me Ukrainën do të vazhdojnë në një format online dhe shpreson që bisedimet të japin një rezultat pozitiv.
Duke iu referuar situatës aktuale në Mariupol, të cilën e përshkruan si “të ndërlikuar dhe tragjike”, ai shton se nuk po zhvillohen më operacione ushtarake ruse në qytetin e rrethuar.
Putini përsëriti gjerë e gjatë justifikimin për pushtimin e Ukrainës, raporton BBC.
Ai i tha Antonio Guterresit se “Ne ende presim dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje përmes kanaleve diplomatike”.
Putin tha se bisedimet e fundit në Stamboll kishin arritur një “përparim”, por ai sugjeroi se ato ishin rënduar pas raportimeve për mizori kundër civilëve në qytetin ukrainas Bucha.
Ai pretendoi se këto ishin “provokime” dhe shtoi se “ushtria ruse nuk kishte asnjë lidhje me të”.
Rusi tha se bisedimet do të vazhdojnë dhe shpreson që të arrijnë një rezultat pozitiv.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së