Presidenti rus Vladimir Putin shprehu shpresën se pas takimit të ardhshëm të forumit të G20 në Japoni, Moskë dhe Uashington do të mund të arrinin zgjidhje konstruktive që do të krijonin kushte për bashkëpunim ekonomik.
“Ne me të vërtetë shpresojmë se ndjenja e shëndoshë në fund do të mbizotërojë. Shpresoj që së bashku me partnerët tanë, duke përfshirë partnerët amerikanë, do të jemi në gjendje të arrijmë disa zgjidhje, si pjesë e takimit të ardhshëm të G20, që do të jetë konstruktiv dhe do të krijojë kushte të qëndrueshme për bashkëpunim ekonomik”, tha Putin në një intervistë me transmetuesin MIR.
“[Marrëdhëniet] po përkeqësohen përditë dhe besoj se gjatë viteve të fundit, administrata [amerikane] ka bërë disa dhjetëra vendime lidhur me sanksionet ndaj Rusisë,” shtoi Putin, transmeton portali arbresh.info.
Më parë, Presidenti i SHBA, Donald Trump konfirmoi se do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin, në margjina të samitit të ardhshëm G-20 në Osaka, Japoni.
Në mes të marsit, Departamenti i Thesarit i SHBA goditi Moskën me masa të reja ndëshkuese, mbi tetë individë rusë dhe gjashtë njësi, duke përfshirë ndërtimin e anijeve dhe kompanitë e energjisë./arbresh.info/
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...