Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai francez, Emmnauel Macron, në takimin e tyre ka diskutuar në lidhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe konfliktin në lindje të Ukrainës.
Franca është një ndër fuqitë që është përpjekur të zbusë tensionet në rritje pasi Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, u tërhoqen nga marrëveshja.
Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe, Gjermania si dhe BE-ja, mbeten ende palë në marrëveshje, e cila ka për qëllim kufizimin e pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit dhe pengimin e mundësive për ndërtimin e armës bombës bërthamore.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë thënë se marrëveshja i mundëson Iranit të posedojë armë bërthamore për disa vite.
Pas tërheqjes, SHBA-ja, rivendosi sanksionet ndaj Iranit.
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum
Man United e “gjunjëzon” Arsenalin në “Emi...