Presidenti rus Vladimir Putin gëzon besimin më të madh nga qytetarët e Serbisë sa u përket liderëve të huaj.
Kështu tregojnë të dhënat e një studimi të fundit të kryer nga e përditshmja e Beogradit, Politika në bashkëpunim me agjencinë e hulumtimeve, Faktor Plus.
Putin ka fituar garën ndaj gjashtë liderëve të tjerë botëror, në një sondazh të bërë në mes të datave 9-13 mars, para zgjedhjeve presidenciale në Rusi që pritet të mbahen më 18 mars.
Siç shkruan Politika, kur qytetarët u pyetën cilit lider botëror i besojnë më shumë, 58 për qind e tyre u përgjigjën në favor të Putinit.
Sipas sondazhit, Putin ka lënë prapa Kancelaren gjermane, Angela Merkel (42%), Presidentin kinez Xi Jinping (34%), Presidentin amerikan, Donald Trump (22%), Kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron, të cilit kishin të dytë nga 14 për qind të përkrahjes nga serbët, kurse presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan mori besimin e vetëm 7 për qind të serbëve.
Mbështetja për Putin në Rusi ka mbetur e lartë që një kohë mjaft të gjatë, pavarësisht se çfarë metoda të hulumtimit janë përdorur./Faktor Plus.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...