Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë kancelarit gjerman, Olaf Scholz se ai është i gatshëm të diskutojë mënyrat për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga vendi i tij … por vetëm nëse plotësohen kushtet që ai ka vendosur që nga fillimi i konfliktit.
Putin i tha Scholzit se ai është i gatshëm të flasë me këdo që dëshiron lirinë në Ukrainë.
“Me kusht që të gjitha kërkesat ruse të përmbushen”, tha ai.
Këto kërkesa, të cilat Putini i parashtroi përsëri, përfshijnë: “çmilitarizimin” e Ukrainës; “denazifikimin” e Ukrainës; një status neutral dhe jo-bërthamor për Ukrainën; njohja ndërkombëtare e aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe sovraniteti për rajonet separatiste ukrainase të Luhanskut dhe Donetskut./rel/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...