Telefonata trepalëshe për paqen nuk do të ndodhë. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar bisedën me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cila do të ndërmjetësohej nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në vend të saj, konsultimet do të zhvillohen në formatin bilateral, shpjegon zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar gatishmërinë e kreut të shtetit ukrainas për të marrë pjesë në telefonatën trepalëshe. “Formati do të jetë bilateral”, nënvizoi Peskov.
Kjo tregon edhe njëherë që palët janë shumë larg nga organizimi i takimit të nivelit të lartë mes presidentëve, Putin dhe Zelensky, gjë e cila nga Ukraina konsiderohet si çelësi për të sjellë paqe dhe përfunduar luftën e nisur nga Rusia më 24 shkurt. /A2CNN
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër