Presidenti i Rusisë Vladimir Putin theksoi se garantimi i sigurisë së kufirit turk është e drejtë legjitimi e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Putin pas takimit të tij me homologun turk Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media.
Presidenti rus gjatë konferencës për media theksoi se marrëdhëniet e Rusisë dhe Turqisë zhvillohen mbi miqësinë, respektin dhe interesat e ndërsjella. Putin gjithashtu tha se dy vendet do të vazhdojnë të punojnë me efikasitet në formatin e Astana-s, për të cilin tha se është procesi më efikas në zgjidhjen e krizës siriane.
Putin tha se me presidentin e Turqisë kanë arritur marrëveshje për eliminimin e terroristëve në Idlib dhe për hapat e mëtejme që duhet të hidhen, duke shtuar se janë thellësisht të shqetësuar për situatën në Idlib.
“Ne e kuptojmë shumë mirë ndjeshmërinë e Turqisë. Ajo duhet të garantojë sigurinë në kufijtë e saj, kjo është një e drejtë legjitime e Turqisë”, tha Putin.
Në këtë aspekt, presidenti i Rusisë tha se krijimi i një zone të sigurt në kufirin jugor të Turqisë, është një hap pozitiv në drejtim të integritetit territorial të Sirisë.
“Në lidhje me avionin Su-35 mund të zhvillohen punime të përbashkëta. Gjithashtu mund të bëhet bashkëpunim edhe për Su-57. Kemi shumë mundësi”, tha ndër të tjera presidenti rus.
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...