Presidenti rus, Vladimir Putin, është “i sëmurë rëndë”, pretendon ish-spiuni britanik, Christopher Steele, i shkroi një dosje për Donald Trump dhe pretendimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.
“Sigurisht, nga ajo që po dëgjojmë nga burime në Rusi dhe gjetkë, na vërteton se Putini është mjaft i sëmurë”, tha Steele për Sky News, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, Steel nuk ka arritur të përcaktojë se nga cila sëmundje vuan Presidenti rus.
“Nuk është e qartë saktësisht se çfarë është kjo sëmundje – nëse është e pashërueshme apo terminale, apo çfarëdo. Por sigurisht, mendoj se është pjesë e ekuacionit,” shtoi ai.
Vërejtjet vijnë pasi revista amerikane New Lines pretendoi se kishte marrë një regjistrim audio të një oligarku rus me lidhje të ngushta me Putinin, duke i thënë një kapitalisti perëndimor se lideri rus është “shumë i sëmurë me kancer në gjak”.
Oligarku pa emër, identiteti dhe zëri i të cilit revista pretendon se mund të vërtetohej lehtësisht, u regjistrua duke diskutuar shëndetin e Putinit në mes të marsit.
Kremlini ka mohuar pretendimet dhe thotë se Putini ‘gëzon shëndet të mirë’ dhe se është në formë.
Në regjistrim, oligarku mund të dëgjohet duke thënë se Putin kishte një operacion në shpinë të lidhur me kancerin e tij në gjak, pak para se të urdhëronte pushtimin e Ukrainës që ai e ka quajtur një “operacion special ushtarak”.
Vetëm disa ditë më parë, gjenerali ukrainas Kyrylo Budanov deklaroi se lideri rus është i sëmurë rëndë nga kanceri dhe se në Rusi po zhvillohet një grusht shteti për të hequr qafe atë.
Në prill, Putini gjatë një takimi me ministrin e tij të Mbrojtjes është parë duke shtrënguar në mënyrë të sikletshme një tavolinë./arbresh.info/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...