Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka diskutuar për çështjen e Sirisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për gazetarët tha se Putin me anëtarët e Këshillit të Sigurisë ka diskutuar për zgjidhjen e çështjes së Sirisë pas formimit të Komitetit Kushtetues për Sirinë.
Ai ka thënë se në mbledhje është diskutuar edhe çështja e sigurisë pas përfundimit të Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF).
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka njoftuar më parë formimin e Komitetit Kushtetues për Sirinë. Sipas tij, Komiteti do të mblidhet javët e ardhshme në Gjenevë.
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...