Putin dhe Merkel kanë diskutuar për çështjen e Sirisë dhe të Ukrainës përmes telefonit
Presidenti rus Vladimir Putin tërhoqi vëmendjen e kancelares gjermane Angela Merkel për papranueshmërinë e provokimeve dhe spekulimeve mbi temën e përdorimit të mundshëm të armëve kimike në Siri, transmeton arbersh.info.
Duke folur me telefon, udhëheqësit shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën në Siri, duke përfshirë edhe akuzat nga një numër shtetesh perëndimore që akuzonin Damaskun për përdorimin e armëve kimike.
Putin theksoi rëndësinë e konsolidimit të përpjekjeve ndërkombëtare për të normalizuar gjendjen humanitare në Siri në përputhje me Rezolutën 2401 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Putin dhe Merkel ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta në formatin e Katër Normandisë drejt zgjidhjes së krizës ukrainase.
Të dy liderët gjithashtu konfirmuan pozicionet e tyre në lidhje me projektin e gazsjellësit Nord Stream 2./Arbresh.info
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...