
FILE PHOTO: Russian President Vladimir Putin chairs a meeting with members of the Security Council via a video link at the Novo-Ogaryovo state residence outside Moscow, Russia September 27, 2021. Sputnik/Alexei Druzhinin/Kremlin via REUTERS
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar, më 23 mars, se shteti i tij do të kërkojë që vendet “jomiqësore” të paguajnë për eksportet e gazit natyror rus vetëm me rubla, prej tash e tutje.
Putin ka thënë, gjatë një takimi me zyrtarë qeveritarë, se “një numër vendesh perëndimore kanë marrë vendime të kundërligjshme për të ashtuquajturën ngrirje të pasurive ruse, duke kufizuar praktikisht besueshmërinë e valutave të tyre, duke minuar besimin për këto valuta”.
“Nuk ka kurrfarë kuptimi”, ka shtuar Putin, “që t’i furnizojmë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara me mallrat tona, dhe të paguhemi me dollarë, euro, e një numër valutash tjera”.
Si rezultat i kësaj, ai ka thënë se ka vendosur të marrë “masa” për të ndryshuar pagesat për “gazin tonë natyror, të ofruar për vendet e ashtuquajtura jomiqësore”, me rubla ruse.
Matës presioni ivendosur në një tub gazi – Fotografi ilustruese.
Presidenti rus nuk ka thënë se kur saktësisht do të hyjë në fuqi kjo politikë e re. Ai ka udhëzuar bankën qendrore të vendit të tij që të përcaktojë procedurat, sipas të cilave blerësit e gazit natyror do të mund të merrnin rubla në Rusi.
Gazi rus përbën rreth 40 për qind të importeve të gazit natyror të BE-së.
Për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës. Uashingtoni ka ndaluar të gjitha importet e energjisë ruse./REL/
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...