Pas afro 30 viteve në pushtet, presidenti i Sudanit Omar al-Bashir është larguar nga pozita dhe arrestuar, njofton ministri i mbrojtjes.
Duke folur në televizionin shtetëror, Awad Ibn Ouf tha se ushtria kishte vendosur të mbikëqyrë një periudhë dyvjeçare tranzitore pasuar nga zgjedhjet, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha gjithashtu se është vendosur gjendje e jashtëzakonshme tre mujore.

Protestat kundër Z. Bashir, i cili ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989, kanë filluar prej disa muajsh.
Megjithatë, është e paqartë nëse grushti ushtarak do t’i japë fund demonstratave.
“E shpall si ministër i mbrojtjes rrëzimin e regjimit dhe arrestimin e shefit të tij në një vend të sigurt”, tha z. Ibn Ouf në një deklaratë.
Nuk është e qartë se ku po mbahet z. Bashir.
Ibn Ouf tha se vendi kishte vuajtur nga “menaxhimi i dobët, korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë”.
Ai tha se kushtetuta e Sudanit po pezullohej, pikat kufitare u mbyllën deri në njoftimin e mëtejshëm dhe hapësira ajrore u mbyll për 24 orë./Arbresh.info/
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...