Google ADS

Publikohet video tronditëse, si ra zjarri në lokal që u mori jetën 113 të ftuarve në dasmë

10:36 | 29 Shtator 2023
A Z

Pamje të reja të tragjedisë së ndodhur në Irak, ku 113 persona humbën jetën pasi zjarri shpërtheu në një dasmë, janë publikuar në mediat sociale.

Video e re tregon momentin e parë kur flakët nisën brenda sallës së eventeve.

Flakët kanë nisur të shfaqen pak pasi çifti i sapomartuar nisin të kërcejnë në pistën e vallëzimit, ndërsa rreth tyre janë ndezur fishekzjarrë.

Pikërisht prej tyre ka marrë flakë tavani i dekoruar me rastin e dasmës.

 

Çifti i sapomartuar Haneen dhe Revan i kanë shpëtuar flakëve duke u fshehur në kuzhinë, ndërsa familjarët që i kanë vizituar në spitalin ku po trajtohen për plagët e marra, kanë thënë për mediat se çifti është në gjendje të rënduar psikologjike.

Babai i dhëndrit i tha CNN se ai konsideron përgjegjës për tragjedinë pronarin e lokalit ku do të zhvillohej dasma.

“Fajësoj pronarin e lokalit për atë që ndodhi sepse nuk kishte as zjarrfikëse dhe as masa sigurie“, u shpreh ai.

Tragjedia me 113 të vdekur dhe më shumë se 150 të plagosur ka ndodhur në qytetin Karakos, pranë Mosulit./A2NN

Të ngjashme

Foto lajm