
Russian Ambassador to Turkey Andrei Karlov lies on the ground after he was shot by Mevlut Mert Altintas at an art gallery in Ankara, Turkey, December 19, 2016. Hasim Kilic/Hurriyet via REUTERS
Prokurorët turk kanë nisur hetimet për të zbuluar se përse polici i cili vrau ambasadorin rus në Turqi nuk u arrestua i gjallë por e vranë atë, thuhet në mediat shtetërore.
Ndërkohë numri i të arrestuarve në lidhje me vrasjen ka arritur në 11, transmeton arbresh.info. Ambasadori Andrei Karlov u qëllua me armë nga pas teksa ishte duke e dhënë një fjalim në një galeri të artit në Ankara. Gjetjet e para të hetimit drejtojnë drejt fakteve se vrasësi kishte vazhduar të qëllonte drejtë oficerëve të policisë që ishin prezent, duke thirrur “Nuk mund të më kapni të gjallë”, thuhet në agjencinë e lajmeve Anadolu.
Oficerët kishin qëlluar vrasësin në këmbë por ai kishte vazhduar të zvarritej dhe të qëllonte drejt tyre, deri sa edhe e kishin vrarë. Ndërsa në hetim janë të përfshirë më shumë se 100 persona nga departamenti i policisë në Ankara./arbresh.info
Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilat...
Policia bastis zyrat e ‘X’ në Paris, Elon Musk ftohet për in...
“Mos se fillojnë ndjenjat”, Ludo ngacmon Elijonën dhe Klodin
Macron: Franca po punon për rifillimin e dialogut me Putin
Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje...
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...