Mijëra protestues vërshuan rrugët e Madridit të shtunën për të kundërshtuar vendimin e sapozgjedhur të kryetarit të bashkisë për të ndryshuar kufizimet e ndotjes së makinave.
Protesta është nxitur nga vendimi i Partisë Popullore për ta suspenduar ndalesën për qarkullimin e shumicës së veturave me naftë dhe benzinë nëpër qendrën e Madridit. Kjo politikë kishte hyrë në fuqi për t’i plotësuar standardet e Bashkimit Evropian për cilësinë e ajrit shkruan BBC përcjell Arbresh.info
Sidoqoftë, kryetari i ri, Jose Luis Martinez-Almeida, i cili u zgjodh në këtë pozitë më 15 qershor, e ka vënë në sirtar këtë plan, i cili u prezantua në nëntorin e kaluar nga ish-kryetari majtist i qytetit të Madridit.
Kryetari i ri e ka marrë mbështetjen edhe nga disa parti të tjera, përfshirë partinë e qendrës, “Ciudadanos” dhe partinë e ekstremit të djathtë, “VOX”. Ata e kanë kundërshtuar planin e paraqitur nga kryetari i kaluar, të njohur si “Madrid Central”.
“Duhet ta mbrojmë planetin duke u nisur nga vendet tona dhe nivelet e vogla. Gjëja e parë është qendra e Madridit”, tha aktorja Laura Martin, e cila po merrte pjesë në këtë protestë. Ajo ka frikë se kryetari i ri do t’i zbusë rregulloret që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit./Arbresh.info/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës