Ky është momenti i zhvendosjes me forcë të dy protestuesve që kishin lidhur veten me zingjirë në hyrjen e një gjykate në Barcelonë.
Burrat ishin pjesë e një proteste të quajtur “Komiteti në mbrojtje të Republikës” dhe kishte për qëllim bllokimin e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Katalonjës, transmeton portali arbresh.info

Policia është fotografuar duke mbajtur burrat larg me forcë dhe duke u përplasur me protestuesit tjerë në vendin e ngjarjes.
Protesta po zhvillohej kundër burgosjes së politikanëve katalanas dhe aktivistëve të cilët po përballen me një hetim për shkak të shpalljes së pavarësisë gjatë vitit të kaluar.

Përkhrahësit e tyre pohojnë se ata janë burgosur politikisht, akuzë të cilën qeveria kombëtare në Madrid e ka mohuar fuqishëm.
Ish-zëvendëspresidenti rajonal Oriol Junqueras, dhe aktivistët Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart përballen me akuza të mundshme të kryengritjes.

Më shumë 20 persona, përfshirë politikanë, deputetët e zgjedhur dhe shefi rajonal i policisë janë nën hetim për rebelim, sulme apo keqpërdorim të fondeve publike./arbresh.info/

8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër