Një grup qytetarësh u mblodhën sot para Shtëpisë së Bardhë në Washington në shenjë mbështetjeje për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit ishin qytetarë të Venezuelës.
Protestat në Venezuelë filluan më 10 janar në ditën kur presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dha betimin solemn dhe filloi mandatin e dytë të presidentit të shtetit.
Opozita në Venezuelë nuk e njeh pushtetin e presidentit Maduro, ndërsa kreu i opozitës së këtij vendi, Juan Guaido, u vetëshpall president i përkohshëm.
Maduro pohon se bëhet fjalë për tentim për grusht shtet të mbështetur nga SHBA-të, e cila haptazi qëndroi në anën e opozitës dhe Guaidos.
Krahas SHBA-ve, opozitën në Venezuelë në marrjen e pushtetit e mbështetën Brazili, Argjentina, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuadori, Guatemala, Panamaja dhe Paraguai. Nga ana tjetër Turqia, Rusia, Kina, Irani, Bolivia, Meksika dhe vende të tjera vazhdojnë të njohin legjitimitetin dhe mbështesin qeverinë e Maduros.
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është i...
Një vit nga zjarri tragjik në Koçan, ku humbën jetën 63 pers...