Rreth 200 persona zhvilluan protestë kundër racizmit dhe dhunës policore në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, transmeton Anadolu Agency.
Protestuesit u mblodhën përpara stacionit qendror të trenave (Gare Central) në Bruksel me pankarta në duar dhe hodhën slogane kundër racizmit.
Në fjalimet e tyre kundër dhunës policore në rritje dhe projektligjit të ri të sigurisë në Belgjikë, protestuesit kërkuan nga njësitë e sigurisë zbardhjen e ngjarjeve raciste dhe zbulimin e strukturave raciste në njësitë e policisë.
Protestuesit mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet: “Së bashku kundër racizmit në radhët e njësive të sigurisë”, “Ndaloni dhunën policore”, “Racizmi përçan” dhe “Ndaloni brutalitetin e policisë”.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...