Protestat në Kazakistan, raportohet për tetë persona të vdekur

21:00 | 5 Janar 2022
Arditë Shkodra

Protestat në Kazakistan, kanë lënë të vrarë tetë persona, personel siguri dhe kanë plagosur 317 të tjerë, kështu bëri të ditur agjencia vendore e lajmeve, pasi presidenti Kassym-Jomart Tokayev nuk arriti të shuajë zemërimin publik mbi ndikimin e paraardhësit të tij të fuqishëm.

Fillimisht të zemëruar nga një rritje e çmimit të karburantit për ditën e Vitit të Ri, protestuesit kanë sulmuar dhe djegur ndërtesat shtetërore dhe kanë protestuar kundër Nursultan Nazarbayev, i cili mbajti autoritet të gjerë edhe pse u largua nga posti i presidentit në 2019 pas gati tre dekadash, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info

Tokayev e shkarkoi atë nga posti i kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën ndërsa kabineti i tij gjithashtu dha dorëheqje.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Sputnik citoi ministrinë e brendshme të Kazakistanit të thoshte se policia dhe trupat e gardës kombëtare u vranë dhe u plagosën në disa rajone të martën dhe të mërkurën gjatë trazirave më të rënda të Kazakistanit në më shumë se një dekadë.

Protestuesit morën kontrollin e aeroportit në qytetin më të madh të Kazakistanit,  Almaty, tha një burim i njohur me çështjen për Reuters. Të gjitha fluturimet për dhe nga Almaty janë anuluar./Reuters/arbresh.info/

Lexo edhe: 

Kazakistan, protestuesit pushtojnë aeroportin e qytetit Almaty, stafi punonjës detyrohet të largohet – Arbresh.info