Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka thënë të shtunën se studentët e shtetit nuk do të lejojnë “që ëndrrat e rreme të armikut të bëhen realitet”.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa protestat në Iran, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, kanë hyrë në javën e katërt.
Amini, grua e re kurde, ka vdekur më 16 shtator, pas arrestimit nga Policia për Moral, në Teheren, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Përplasjet mes policisë dhe protestuesve kanë rezultuar me disa persona të vdekur.
“Armiku ka besuar se mund të përmbushë dëshirat e veta nëpër universitete, duke mos e ditur se studentët dhe profesorët tanë janë të vetëdijshëm për situatën dhe nuk do të lejojnë që të realizohen ëndrrat e rreme të armikut”, ka thënë Raisi, sipas një deklarate të lëshuar nga Presidenca iraniane.
Raisi i ka bërë këto deklarata pas pjesëmarrjes në një ceremoni për nisjen e vitit të ri akademik në universitetin Al-Zahra në Teheren.
Ky universitet është vetëm për gratë dhe është themeluar më 1964.
Akademikët “me siguri që do të mposhtin armikun në fushën e shkencës, si dhe në fushat tjera”, ka thënë ai.
Ditë më parë, agjencia e lajmeve, Fars ka raportuar se studentet e Universitetit Al-Zahra janë mbledhur si shenjë proteste për të mbështetur Aminin.
Ligjëratat me prezencë janë pezulluar nga e hëna në Universitetin Sharif të Teheranit, pas përleshjeve të dhunshme në ambientet e këtij institucioni mes protestuesve dhe forcave të sigurisë./rel/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...