Në Melburn të Australisë kanë vazhduar protestat mbështetëse të lëvizjes në Hong Kong, ndërsa në Sidnej është mbajtur një marsh pro-kinez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mitingu në Melburn mbrëmë u kthye në një skenë të padëshiruar kur policia ndërhyri të ndajë qindra protestues pro-kinez nga ata që mbështesnin protestat në Hong Kong, me ç’rast erdhi deri te një dhunë e shkurtër, por pa pasoja të mëdha.
Në mesin e protestuesve që mbështesnin demonstratat në Hong Kong pati pjesëtarë të komunitetit pakicë kinez, tibetian dhe ujgur, si dhe organizata nga Vietnami.
Në marshin pro-kinez në Sydney pati së paku 200 veta të cilët erdhën para ndërtesës të këshillit të bashkisë duke brohoritur “Long Live China” dhe duke kënduar himnin shtetërorë kinez.
Tubime në të cilat u jepet mbështetje demonstruesve pro-demokratik në Hong Kong këtë javë janë mbajtur dhe në Adelaide dhe në Brisbane.
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...