Presidenti francez Emmanuel Macron ka apeluar tek sindikatat e transportit për të pezulluar grevat që kërcënojnë kaos të udhëtimit përgjatë festës së Krishtlindjes.
Gjatë udhëtimit në Bregun e Fildishtë, Macron sugjeroi që grevistët të mbajnë armëpushim nga respekti ër familjet dhe jetën familjare, transmeton portali arbresh.info.

Dy javë të grevave për reformat e planifikuara pensionale kanë shkaktuar një përçarje të gjerë në të gjithë Francën.
Operatori i trenave SNCF tha se shërbimet do të pengohen rëndë gjatë Krishtlindjes.

Gjysma e numrit të zakonshëm të trenave me shpejtësi të lartë TGV funksionuan të shtunën, tha ndërmarrja, dhe gjysma e linjave të metrosë në Paris u mbyllën.
Shumë qytetarë francezë që shkojnë për të kaluar pushimet me familjen dhe miqtë e kanë gjetur veten të bllokuar për shkak të trenave të anuluar dhe rrugëve të bllokuara. Qindra fluturime janë anuluar gjithashtu./arbresh.info/
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...